1 Timothy 4
1 Edhe Shpirti Shenjt thotë fjalë për fjalë, se ndë kohëna të mbasandaishime kanë me ngritunë krye disa vetë prei besësë, e kanë me u mbaitunë vesh frymavet gënjimit, edhe mësimit diajvet,
2 qi flasinë gënjeshtra me hipokrisi, të cillëtë kanë përvëluem ndërgjegjëjen’ e vet;
3 sepse ndalinë me u martuem, e urdhënojënë me hiekunë dorë prei së ngranavet, të cillat’ i ka krijuem Perëndia qi t’i marrinë me të falunë ndersë besëtarët’ edhe ata qi kanë ngjofunë të vërtetënë.
4 Sepse qish do krijesë e Perëndisë asht’ e mirë, edhe s’ashtë gja për të hedhunë tej, ndë u marrtë me të falunë ndersë,
5 sepse shenjtënohetë prei fjalësë Perëndisë, e prei së lutëmesë.
6 Ndë u porositsh vëllazënavet këto, ke me qenunë shërbëtor’ i mirë te Iesu Krishti, tue u shkuem me fjalët e besës’ edhe me mësimin’ e mirë, qi i re mbrapa.
7 Edhe hiq dorë prei përrallavet ndyta edhe të plakavet, por mëso vetëhenë tande ndë besë të mirë.
8 Sepse të mësuemit’ e korpit asht’ i mirë për pak kohë, por besa e mirë mbë të gjitha asht’ e mirë, sepse zotohetë për këte jetën’ e tashtishime edhe për ate qi vien.
9 Për të zanë besë ashtë fjala, edhe vëjen për me e pritunë gjithë.
10 Sepse për këte mundohemi edhe jemi të përbuzunë, sepse shpëryem mbë Perëndin’ e gjallë, i cilli ashtë shëlbuesi i gjithë nierëzëvet, por ma fort i besëtarëvet.
11 - Porosit këto edhe mëso.
12 Askushi le të mos të përqeshi për dielmënine tande, por u ban figure ndër besëtarët mbë fjalët, mbë të prumit, mbë dashunit, mbë frymët, mbë besët, mbë pastrimt.
13 Deri sa të vij, bieri mbrapa të kënduemesë, të lutëmesë, të mësuemesë.
14 Mos purto dhunëtinë qi ashtë te ti, e cilla t’u dha me anë të profezisë kur vunë duertë mbi tyi pleqësia.
15 Këto shko ndëpër mend, mbë këto të mbesish, qi të dali për faqe mbarësia jote mbë të gjithë.
16 Kij kuides vetëhesë s’ate edhe mësimit, qindro mb’ato. Sepse kur të bajsh këte, ke me shpëtuem edhe vetëhenë tande, edhe ata qi të ndëgjojënë tyi.